04 Shkurt 2023

Posta lanson pullat postare për katër heronj të Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Posta e Kosovës, lëshoi në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “Tahir Zemaj, Tahir Meha, Mehë Uka dhe Ismet Rrahmani”.

Përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre.

Me këtë rast, U.D. Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të saj, priti në Postën e Kosovës anëtarë të familjeve të heronjve me mirëseardhje e vlerësim të lartë për kontributin e tyre dhe flijuan për çlirimin e Kosovës.

Ajo paraqiti rolin dhe rëndësinë që kanë pullat postare, të cilat na bëjnë krenar teksa shëtitin botën edhe në vendet ku nuk e njohin shtetësinë tonë.

Përfaqësuesit e familjeve të heronjve, falënderuan secili prej tyre komisionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe udhëheqjen e Postës së Kosovës, për nderin që iu është bërë më të dashurve familjarëve të tyre që po përjetësohen edhe në pulla postare.

Filatelia e Postës së Kosovës, çdo herë do të kujdeset për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona, në këtë ceremoni në shenjë mirënjohje, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu iu dhuroi pullat e para postare, si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz katër përfaqësuesve të familjeve prezent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)