28 Mars 2024

Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Stacionin e Autobusëve

Prishtinë, 3 qershor - Me lidership profesional dhe me objektiv të ngritjes së të hyrave vetanake në listën e shumë partnerëve  afarist të Postës së Kosovës, sot Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike Komunale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë. 

Kryeshefi Ekzketiv, Xhevdet Smakiqi, ka mirëpritur dhe falënderuar për marrëveshjen e arritur me Kryeshefin Ekzekutiv, Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., në Prishtinë.  

Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me Kryeshefin Ekzekutiv, do të vazhdoi të zgjeroi shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes. 

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira! 


 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)