24 Prill 2024

Posta e Kosovës, më afër qytetarëve të Podujevës

Podujevë, 8 mars - Sot, në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij Kryeshef Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, me bashkëpunëtorët e tij u mirëprit në Komunën e Podujevës, nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi me stafin e tij.   

Në zbatim të vizonit dhe planit për dyfishimin e të hyrat vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, falënderoi  dhe i shprehi mirënjohje Kryetarit, Shpejtim Bulliqi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Postës së Kosovës me Komunën e Podujevës.  

Ata sot zyrtarizuan tre marrëveshje bashkëpunimi, për Shpërndarjen e Tatimit në Pronë, për hapjen e sportelit të Postës, brenda objektit të administratës komunale, si dhe për Shërbimi Postar, që Posta e Kosovës dhe Komuna e Podujevës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët llapjanë.  

Kryeshefi Ekzektutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte sa më atraktive.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)