05 Dhjetor 2021

Pezullohen shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Shtime

Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.  

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA.

Shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit.

Qytetarët e komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)