18 Prill 2024

Përkeqësohet gjendja në industrinë e aviacionit civil, shkaku i koronavirusit

Londër, 4 mars - Drejtuesit e kompanive ajrore evropiane paralajmërojnë se gjendja në industrinë e aviacionit civil do të përkeqësohet për sa u përket dëmeve ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit, por ata parashikojnë që kërkesa për udhëtime ajrore mund të stabilizohet në javët në vijim.

Koronavirusi ka goditur kërkesën për udhëtime, duke i detyruar kompanitë ajrore të anulojnë fluturimet e të ulin kostot, si edhe të kërkojnë ndihmë nga qeveritë dhe rregullatorët.

Krerët e kompanive më të mëdha ajrore të Evropës thonë se epidemia po ndikon mbi rritjen.

Michael O'Leary nga "Ryanair" thotë se javët e ardhshme do të jenë të vështira, por rezervimet do të normalizohen kur përhapja e sëmundjes të ngadalësohet:

"A do të udhëtojnë familjet që kanë rezervuar tashmë për pushimet e Pashkëve? Unë mendoj se, në këtë periudhë kohe, përveçse në rast se do të ketë një përkeqësim të madh, ne nuk shohim rënie ose kërkesa për anulime udhëtimesh rreth periudhës së Pashkëve. Por gjendja mund të përkeqësohet, dhe si pasojë maji mund të jetë disi me rënie, por mendoj se, kur të arrijmë në qershor, korrik ose gusht, për sa kohë që gjërat rregullohen, do të ketë një rikthim mjaft të shpejtë në mënyrat normale të udhëtimit."

Kompanitë ajrore në të gjithë botën kanë pezulluar fluturimet ose kanë modifikuar shërbimet në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)