29 Mars 2024

Për shkak të punimeve të asfaltimit mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

Prishtinë, 20 tetor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

"Prej ores 07:30 deri në ora 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhekryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej  udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni të Pishat)", njofton komuna.

Komuna lut qytetarët qe qarkullimin ta planifikojnë bazuar në ketë informate dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)