24 Maj 2022

OAK kërkon nga Kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave Serbe

Prishtinë, 1 nëntor - Në një shkresë drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) edhe një herë kërkoi që të trajtohet përdorimi i IP Adresave të Serbisë, nga operatorët vendor dhe të njejtat të përdoren ato nga Shqipëri. 

Lidhur me përdorimin e IP Adresave nga Serbia, përfaqësues të OAK-së me 02 Gusht 2021 ka realizuar takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), e gjithashtu ka dërguar edhe shkresa përmes së cilave dëshmohet që operatorët vendor, janë duke përdorur IP Adresa nga shteti Serb.

Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e OAK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eleminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi dhe këto të fundit të zëvendësohen njëherë për një herë me ato të Shqipërisë.

Sipas OAK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre..

OAK konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po i’u shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address”, figuron shteti serb, malazez apo ndonjë nga vendet e tjera të rajonit.

Përgjigja që  kemi pranuar nga ARKEP është që  ata kanë ndërmarr hapat  të cilat kanë të drejtë t’i ndërmarrin për zgjidhje të kësaj situate. Ndër të cilat, i  janë drejtuar me shkresë ofruesve të përmbajtjeve promocionale në lidhje me gjuhën e reklamave promocionale të shfaqura në ueb portalet tona e gjithashtu janë takuar me disa ndër  operatorët kryesor të internetit në Kosovë.

Në mënyrë që kjo çështje të mos ndalet në këtë pikë, por të vazhdoj trajtimi i saj, Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK)kërkoi nga Kryeministri t’a trajtoni me seriozitet kërkesën përrregullimin e IP Adresave në një interval kohor sa më të shkurtër, duke marrë për bazë se kjo çështje është duke i shkaktuar Kosovës dhe bizneseve dëme materiale dhe nacionale të cilat janë jashtëzakonisht të mëdha.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)