07 Shkurt 2023

Numri i fluturimeve komerciale në BE është rritur për 156 për qind

Bruksel, 15 prill - Zyra evropiane e statistikave Eurostat ka bërë të ditur se numri i fluturimeve komerciale në Bashkimin Evropian (BE) është rritur për 156 për qind në muajin mars krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas Eurostat, numri i fluturimeve është ende 27 për qind nën nivelin para pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Eurostat njoftoi se numri i fluturimeve komerciale në muajin mars të këtij viti ishte 389.181, ndërsa një vit më parë ishte 151.986.

Në muajin mars të vitit 2020 janë regjistruar 296.362 fluturime komerciale, ndërsa 530.400 në periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Eurostat shtoi se në mars nuk ka pasur fluturime komerciale me Ukrainën, ndërsa me Rusinë janë regjistruar vetëm 52 fluturime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)