23 Shtator 2021

Një dekadë punime në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, serish premtime

Prishtinë, 27 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar rrugën nacionale Prishtinë - Mitrovicë, në fshatin Gojbul të Komunës së Vushtrrisë, për të parë nga afër punimet që me vite te tera po zhvillohen në këtë rrugë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se bashkë me ministrin Abrashi, me kryetarin e Komunës dhe me deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Infrastrukturës, kanë dalë për të parë progresin e punimeve në këtë rrugë të rëndësisë nacionale.

“E kam parasysh që kjo rrugë është vonuar që sa vjet, ministri e ka shtuar dinamikën e punës këtu. Do të angazhohemi në Qeveri që sa më parë të kryhen procedurat e nevojshme të shpronësimit, për atë segment që lidhet nga rruga para se me hy në Vushtrri e deri këtu”, tha kryeministri Hoti dhe shtoi se janë duke diskutuar edhe disa propozime për të lidh këtë aks rrugor dhe për ta bërë këtë aks rrugor ndërkombëtar deri në veri, deri në kufi.

Më tej, kryeministri Hoti ka falënderuar edhe kryetarin e Komunës për mbështetjen që e ka dhënë bashkë me qytetarët, me komunitetin, për ta bërë të mundur që të mos pengohet dinamika e kësaj rruge.

“Unë besoj që në afatin më optimal kohor në komunikim edhe me punëkryesin do të përfundojë kjo rrugë e rëndësisë së veçantë”, tha kryeministri Hoti.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ndërkaq tha se punimet në këtë segment të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë janë në fazën finale dhe shumë shpejt do të punohet edhe në aksin Gojbul-Lum i Madh.

Ministri Abrashi, falënderoi kryeministrin Hoti për përkrahjen e dhënë deri më tash, por edhe shtytjen që po u bënë projekteve madhore zhvillimore të Kosovës, me qëllim të vendosjes së Kosovës epiqendër të investimeve dhe zhvillimit ekonomik. 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, falënderoi kryeministrin Hoti për përkushtimin e madh dhe rritjen e dinamikës së punimeve në këtë aks rrugor tepër të rëndësishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)