21 Tetor 2021

Nga e sot do të nis zbatimi i marrëveshjes për targat e automjeteve

Prishtinë, 4 tetor - Nga e sot do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.
 
Sipas marrëveshjes, do të zbatohet vënia e letrave ngjitëse në targat e makinave të të dyja palëve, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, për të cilën një grup punues do të fillojë nga puna më 21 tetor.

Sipas kësaj, pronarët e veturave nuk do të jenë të detyruar të marrin targa të përkohshme kur hyjnë, përkatësisht në Kosovë e Serbi, por do të detyrohen që me letër ngjitëse të mbulojnë elementet shtetërore në targa.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)