25 Tetor 2021

Nga 2o prilli vazhdon kthimi i organizuar i rasteve emergjente nga jasht

Prishtinë, 18 prill - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA), kanë përfunduar organizimin e dy fluturimeve të radhës për kthimin e një numri të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit për shkak të masave kufizuese të ndërmarra në gjithë botën për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

MPJD ka njoftuar se më 20 prill do të organizohet fluturimi i parë nga Zvicra, ndërsa me 21 prill do të organizohet fluturimi nga Turqia.

"Tashmë është plotësuar numri i qytetarëve të lejuar për këto fluturime, duke u bazuar në kufizimet e caktuara nga MSh, kufizime këto që varen nga kapacitetet karantinuese dhe të kontrolleve mjekësore në Republikën e Kosovës.""

"Në këto fluturime janë përfshirë qytetarë të Republikës sonë të cilët kanë emergjenca dhe një pjesë e madhe e tyre janë pacientë të cilët janë mjekuar jashtë vendit, apo persona që kanë mbetur pa financa dhe pa strehim gjatë kësaj periudhe të pandemisë", thekson MPJD.


Si MPJD, nëpërmjet misioneve tona aktualisht kemi rreth 2,400 kërkesa për t’u kthyer në Republikën e Kosovës, 600 nga të cilat janë raste emergjente.

"Ne në vazhdimësi jemi duke mbledhur informacion edhe për kërkesat e reja dhe këto informacione po i përcjellim tek MSh."

"Në momentin e parë kur të lirohen kapacitete të karantinimit, pas njoftimit nga MSh ne nëpërmjet Ambasadave tona dhe në koordinim me MIA do të organizojmë fluturime të reja edhe nga vendet e tjera."


"Ne e kuptojmë që kjo periudhë është veçanërisht e vështirë për personat që kanë mbetur jashtë Republikës së Kosovës dhe duan të kthehen dhe po punojmë që ky kthim të ndodhë sa më parë."

"Por, duhet ta kemi parasysh që kthimi duhet të ndodhë në përputhje me kapacitetet shëndetësore që i ka vendi ynë, përndryshe ne do të rrezikonim personat të cilët i kthejmë, më të dashurit e tyre dhe do ta përkeqësonim situatën e përgjithshme shëndetësore në vend duke ia zgjatur jetën pandemisë."


"Së bashku, le të bëjmë kujdes dhe durim deri në kalimin e kësaj gjendjeje", deklaron MPJD.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)