29 Mars 2024

Ndalimi i projekteve të PTK, sindikata reagon

Prishtinë, 6 maj - Sindikata e Pavarur e PTK-ës, është e shqetësuar me Propozim - Vendimin  e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave  e cila ka të bëjë me ndalimin e të gjitha projekteve të PTK-së. Me këtë vendim PTK-ja do të humb dhe do t`i  bie vlera për një periudhë shumë të shkurtër.

Me këtë propozim vendim ndalohet edhe nënshkrimi i kontratës kolektive e cila është në përfundim e sipër në mes të Sindikatës së Pavarur, Menaxhmentit të PTK-së dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu njoftojmë opinion e gjerë se Kryesia e SP -PTK-së,pas dorëzimit të peticionit në të cilin kërkohet shtyrja e privatizimit të PTK-ës,të  nënshkruar nga punëtorët e PTK-ës, dhe e dorëzuar në të gjitha instancat relevante të Kosovës dhe pas realizimit të shumicës së takimeve duke filuar me Jakup Krasiqin-Kryeparlamentar,me kryetarët e grupeve parlamentare,me Deputetët e pavarur,me znj.Nekibe Kelmendi, Ministresh e Drejtësisë,me zonjushën Myzejene Selmani-Kryetare e komisionit parlamentar për ekonomi tregëti Postë Telekomunikacion dhe energjetikë të Kosovës, Nenad Rashiq-Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Takimin me  Ministrin  e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme për takim,nuk kemi arritur deri te realizimi,të cilin takim kërkojmë  ta realizojmë sa ma shpejtë,bazuar  në faktin se Ministria në fjalë është përgjegjëse për zhvillimin e këtyre proceseve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)