06 Dhjetor 2022

MPB dhe PTK nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 16 prill - Sot, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Kryeshefi ekzekutiv i Post-Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha nënshkruajtën marrëveshje bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Post-Telekomit të Kosovës.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet vendosja e skemës së ndërsjellë të bashkëpunimit midis dy institucioneve për realizimin e interesave të përbashkëta. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se “është moment i një rëndësie të veçantë bashkëpunimi shumë i ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Post-Telekomit të Kosovës. Ky bashkëpunim ka qenë i mirë edhe më herët, mirëpo me këtë marrëveshje do të thellohet edhe më tepër”, tha ministri Rexhepi.

Duke folur për përfitimet nga kjo marrëveshje, ministri Rexhepi theksoi se “ne do të përfitojmë nga kjo marrëveshje për arsye se na mundësohet që brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme konsumatorët që janë me Prepaid do të kenë çmime shumë më të lira brenda rrethit, siç quhet tash. Po ashtu, PTK-ja ka marrë obligim që të gjitha institucionet e MPB-së, policia në këtë rast të kenë kyçjet me fibra optike, që do të kemi shërbime shumë më të shpejta, më të sigurta, më të lira dhe është mjaft i avancuar. Mendoj se jemi të avancuar në këtë drejtim, prandaj kjo do të jetë në funksion të komunikimit shumë më të mirë, të sigurisë më të mirë”.

Në fund ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se “do të ketë edhe përfitime të tjera, sepse PTK me ekspertët e saj do të bëj edhe trajnime të ndryshme për stafin tonë, në mënyrë që komunikimi të jetë sa më profesional. Fatbardhësisht nuk kemi nevojë për ekspertë të jashtëm, por tash PTK-ja ka ekpertë të vet dhe neve na obligon edhe ligji që për çdo kyçje ilegale qoftë telefoni fikse, qoftë forma të tjera ilegale që e pengojnë afarizmin e PTK-së, ne do të asistojnë në të gjitha këto që të eliminohen të gjitha këto intervenime ilegale dhe çdo herë e kanë derën çelë në ministrinë tonë. E falënderojmë PTK-në dhe kryeshefin Shyqri Haxha, të cilët jo veç me ministrinë tonë, por në kuadër të mundësive të tyre kanë dhënë ndihma të mëdha në zbutjen e çështjeve sociale dhe shumë gjërave tjera, prandaj i urojmë sukses edhe në të ardhmen”.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, tha se “kam nderin dhe kënaqësinë që sot jam takuar me ministrin Rexhepi, ku i urova detyrën e re dhe i dëshirojmë sukses. Kjo kontratë përfshinë shërbime që PTK-ja do t’i  ofrojë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo kontratë është e mirë edhe për PTK-në, edhe MPB-në, sepse e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe dëshiroj që kjo kontratë të implementohet sa më shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)