08 Maj 2021

Moti pengesë për qytetarët që të votojnë, qeveria po dështon të mirëmbajë rrugët

Prishtinë, 14 shkurt - Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media, ku ka shprehur shqetësimin për pamundësinë e qytetarëve të Kosovës për të votuar, shkaku i rrugëve të papastruara, si pasojë e reshjeve të borës.

Tahiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, që nga mëngjesi, kur janë hapur vendvotimet, ka marrë shumë reagime nga ana e qytetarëve të Kosovës, sidomos të atyre që jetojnë në pjesët rurale, të cilët po e kanë të pamundur që të shkojnë në vendvotimet e tyre për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike për të votuar për shkak të rrugëve tërësisht të bllokuara.

"Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për mospastrimin e rrugëve dhe kërkon nga institucioneve tona dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndërmarrin të gjitha masat që të mundësohet qarkullimi i qytetarëve. Po ashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet që çdo qytetari që dëshiron të votojë, t’i mundësohet një gjë e tillë.", ka thënë ai.

Sipas Tahirit, është tejet e rëndësishme që qytetarët të dalin për të votuar, sepse dita e sotme është manifestim i demokracisë, andaj PDK i fton të gjithë qytetarët që të mos dekurajohen pavarësisht kushteve atmosferike të gjejnë mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre.

"Edhe një herë, shpresojmë në reagim të menjëhershëm të autoriteteve përgjegjëse, derisa shprehim besimin e plotë që përkundër kushteve atmosferike, sot do të jetë një ditë shumë e mirë për Kosovën. Shqetësimi ynë i dytë është që shumë qytetarë që janë të infektuar me Covid nuk po u mundësohet të votojnë. ", ka përfunduar Tahiri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)