18 Gusht 2022

Lufthansa anulon 2 mijë fluturime për shkak të mungesës së stafit në aeroporte

Berlin, 14 korrik - Kompania e aviacionit 'Lufthansa' ka anuluar 2 mijë fluturime për shkak të mungesës së personelit të aeroporteve në Gjermani.

Lufthansa, e cila njoftoi 900 anulime në fillim të qershorit, tani ka njoftuar se ka anuluar 2 mijë fluturime deri në fund të gushtit.

Zëdhënësi i kompanisë tha se 2 mijë uturimet e anuluara ishin veçanërisht fluturime të shkurtra.

Thuhet se kompanitë ajrore do të duhet të anulojnë më shumë fluturime nëse nuk mund të gjendet një zgjidhje për mungesën e personelit.

Autoritetet gjermane lëshuan shpejt leje speciale për rreth 2 mijë punëtorë nga Turqia që do të vendosen në aeroportet gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)