21 Tetor 2021

Linjat ajrore regjistruan mbi 51 miliardë dollarë humbje në 2021

Paris, 4 tetor - Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se linjat ajrore pritet të pësojnë një humbje kumulative globale prej 51,8 miliardë dollarë këtë vit për shkak të COVID-19, megjithatë do të hyjnë në 2022 me një humbje të reduktuar në 11,6 miliardë dollarë.

Këto parashikime, të publikuara me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të IATA-s në Boston, janë më pesimiste sesa ato të publikuara në prill, kur organizata priste një humbje prej 47,7 miliardë këtë vit.

IATA, gjithashtu, ka rishikuar lart humbjen e pësuar nga kompanitë në vitin 2020, në 137,7 miliardë dollarë kundrejt 126,4 të përmendur më parë.

“Pavarësisht nga ndikimi i madh i situatës shëndetësore në sektorin e aviacionit, që do të rezultojë në humbje kumulative prej më shumë se 200 miliardë dollarë midis 2020 dhe 2022, ne kemi kaluar kryesisht pikën më të ulët të krizës”, tha drejtori ekzekutiv i IATA-s, Ëillie Ëalsh.

Sipas IATA-s, kompanitë amerikane, që përfitojnë nga një treg i fortë vendas, do të jenë “të vetmet në territorin financiar pozitiv në 2022, me një fitim të pritshëm prej 9,9 miliardë dollarë”.

Nga ana tjetër, kompanitë evropiane, më të ekspozuara ndaj rrjeteve të largëta ende të paralizuara nga mbyllja dhe kufizimet kufitare, do të mbeten qartë në deficit në vitin 2022, me një humbje të pritshme prej 9,2 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)