28 Mars 2024

Kosovë-Turqi bashkëpunim në fushën e transportit rrugor

Ankara, 20 maj - Në kuadër të vizitës së delegacionit të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Republikës se Kosovës, Fatmir Limaj, u takua sot në Stamboll me homologun e tij të Republikës se Turqisë Binali Yildirim.

Në këtë takim, ministrat e nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Transportit Rrugor si dhe mallrave.

Ky memorandum i mirëkuptimit i nënshkruar midis Kosovës dhe Turqisë, i krijon Republikës së Kosovës lehtësira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave dhe i eliminon barrierat në fushën e transportit.

Gjithashtu, nëse deri më tani industria e transportit të Kosovës nuk ka pasur qasje në tregun e Turqisë, përmes kësaj marrëveshje hapet përfundimisht tregu i transportit dhe operatorëve kosovarë u krijohen mundësi të qasjes në këtë treg, gjë që do të rezultojë edhe me hapjen e korridoreve të reja në transportin ndërkombëtar.

Përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e Transportit Rrugor si dhe mallrave, i cili u arrit falë angazhimit maksimal të Ministrisë së Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, nën udhëheqjen e ministrit Fatmir Limaj, do të mundësohet edhe këmbimi i përvojave në industrinë e transportit nga të dy vendet si dhe, njëkohësisht, Kosova do ta ketë përkrahjen e Turqisë në asociacionet ndërkombëtare të transportit.

Gjatë këtij takimi, ministri Limaj, kërkoi nga homologu turk përkrahje për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare, me ç’rast ministri Yildirim u zotua për përkrahje të plotë dhe lobim në të gjitha organizatat.

Mes tjerash ministri Binali Yildirim premtoi asistencë profesionale me qëllim të transferimit të njohurive dhe përvojave në të gjitha sferat e veprimtarisë së MTPT-së.

Ky është hapi i parë për industrinë e transportit të Kosovës, i cili mundëson që industria e transportit të Kosovës të përfitojë një treg shumë të rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)