27 Janar 2023

Konjufca: Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit

Prishtinë, 17 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare “E Ardhmja e Transportit”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, nën organizimin e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung.

Konferencën e hapi kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli Dalipi, e cila foli për rëndësinë e kësaj konference dhe rezultatet e synuara.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij para të pranishmëve, e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konference.

“Tema të cilën po e trajtojmë sot është shumë e rëndësishme dhe ka marrë vëmendje tejet të madhe, sidomos pas zhvillimeve të fundit që po i shohim në botë, e veçanërisht agresionit rus në Ukrainë”, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se çdoherë kur mendohet dhe diskutohet rreth transportit, duhet të mendohet për zhvillimin e qëndrueshëm i cili, sipas tij, kërkon edhe bashkëpunim mes palëve dhe sektorëve të ndryshëm, duke qenë në harmoni të plotë me komunitetin.

“Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit për shkak të nevojës së njerëzve që të jenë të lidhur mesvete”,  theksoi kryetari Konjufca.

Konferenca vazhdoi punimet me penalistët ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat e tyre nga shtetet prej nga vijnë, për temën në fjalë. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)