29 Mars 2024

Komisioni shqyrtoi strategjinë për privatizimin PTK-së

Prishtinë, 13 korrik - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, shqyrtoi Propozim – Strategjinë e Qeverisë për Privatizimin e Post-Telekomunikacionit të  Kosovës (PTK). 


Myzejene Selmani, kryetare e komisionit për Ekonomi, tha se nuk është për mos privatizimin e PTK-së, ajo tha se është për një treg të lirë dhe të futet kapitali privat në këtë ndërmarrje.

Ndërmarrja Publike PTK tashmë është duke u përballur me nivlein më të lartë të korrupsionit dhe parregullësive të ndryshme. Mungesa e Kodit telefonik që është problem politik dhe shpresohet që pas GJND-së të ketë njohje të reja dhe Kosova të bëhet anëtare e ITU-së.

Në mbledhje, ishte i pranishëm edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.

Ministri Shala, fillimisht dha një pasqyrë rreth punës që ka bërë Komisioni Ndërministror, të cilin e udhëheq ai dhe i cili ka hartuar strategjinë për privatizimin e PTK-së.

Duke e konsideruar  shumë të rëndësishëm debatin e kaluar i cili solli në tavolinë çështje me shumë interes që u diskutuan edhe sot ministri Shala iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e Komisionit nga debati i kaluar.

“Ne kemi ekzaminuar të gjitha segmentet e PTK-së, përfshirë aspektin ligjor, financiar, komercial dhe kornizat rregullative”, tha ministri Shala.

Në vijim ai tha se, dilema e ngritur në lidhje me bazën ligjore për privatizim nuk është reale, sepse baza ligjore është e mjaftueshme, tha ministri Shala.

Po ashtu, Shala i siguroi anëtarët e Komisionit se, privatizimi i PTK-së ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. Duke iu referuar investimeve që do të ndodhin pas privatizimit të PTK-së, Shala tha se do të bëhet specifikimi i projekteve kapitale.

Me këtë rast ai foli për investimet që do të ndodhin në Autorrugën Vërmic -Merdare nga ky privatizim.

Në lidhje me këtë ai shtoi se kjo autostradë do të ndryshoj gjendjen gjeoekonomike duke ndikuar prej 1.5 deri më 2.5 në rritje të GJDP-së. Pas një debati të gjerë, anëtarët e Komisionit vendosën që në mbledhjen e radhës të marrin vendim për strategjinë. 


Kaqusha Jashari, anëtare e komisionit për ekonomi, thotë se qeveria e Kosovës duhet të këtë parasyshë se do të udhheqë me mjetet e privatizimit të PTK-së. Sipas saj, ato nëse derdhen në buxhetin e Kosovës ato do të “avullojnë”. "Andaj kërkojmë nga qeveria që ato mjete të privatizimit të futen në projkete kapitale siq është autostrada dhe shumë projkete të tjera madhore."

Fatmir Rexhepi, ka kërkuar nga ministri Ahmet Shala, që të ipen shpejgime se cili do të jetë suksesi I këtij privatizimi. As kush nuk është kundër privatizimit të PTK-së, por formula e privatizimit duhet të jetë shumë transparente dhe e shëndoshë për këtë ndërmarrje mjaft gjigande për vendin tonë.

Ethem Çeku, anëtar i komisionit për ekonomi, ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se mungon iinfrastruktura ligjore për privatizimin e PTK-së. Ai mendon se nuk duhet të pasur një rreth partiak për privatizimin e ndërmarrjeve Publike.

Ndërsa, Zef Morina, anëtar i komisionit thotë se para se të merret vendim për privatizimin e PTK-së duhet të dihet se sa është vlera e asetevve të PTK-së. Sipas tij, vlera e PTK-së në pako mund të jetë dikund afër 1 miiliradë euro.

Naim Rrustemi, deputet i pavarur i kuvendit të Koosvës, tha se PTK përballet me një varg parregullsishë. Ai ka përmendur në komision kontratat e këqija me Dardafonin. Telefonia e 4-të e në shqipëri. Po ashtu ai tha se aferimi i PTK-së është I dobëtë në vitet e fundit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)