31 Korrik 2021

Kërkohet dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive të Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim informues dhe raportues Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës.

Tema bosht e diskutimit ishte gjendja e krijuar së fundi në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të xhirollogarive bankare nga përmbaruesi privat.

Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e organeve të Telekomit që të raportojnë në tërësi për rrjedhën e këtij rasti dhe hapat që janë ndjekur në secilën fazë. Gjithashtu, nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për përformancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike.

Përpos diskutimit, ministri kërkoi nga Bordi i Ndërmarrjes që të propozojnë rekomandime për dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive bankare dhe vazhdimit tutje të funksionimit të ndërmarrjes.

Ndërsa, Sindikatës së Telekomit iu tha se bashkëndjejmë me punëtorët, të cilët janë të shqetësuar për situatën, pikërisht në këtë kohë pandemie.

Ministri Kuçi përsëri u zotua se me të gjitha mundësitë ekzistuese do të bëhet zgjidhja më e mirë.

Për këtë arsye është anuluar edhe agjenda e rregullt e sotme e ministrit Kuçi.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)