23 Shtator 2021

Keqpërdorimet me telefona – 14 punëtorë të Telekomit ftohen për intervistim nga departamenti për Krime Ekonomike

Prishtinë, 9 korrik - 14 punonjës të Telekomit janë ftuar për intervistim,nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte.

Ata janë ftuar për t’u marr në pyetje nga ora 10, lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës.

Në mars të vitit 2020, Telekomi kishte blerë telefona të tipit me të ri të markave “Iphone” e “Samsung” në vlerë rreth 300 mijë euro për klientët e vet besnikë.

Por në vend së t’u dhuroheshin klientëve këta telefona dyshohet së janë përvetësuar nga Trim Musliu, ish-shef i marketingut në Telekom.

Në ndihmë në kryerjen e veprave penale dyshohet se u kanë dalë edhe Kushtrim Musliu, vëllai i ish-shefit të marketingut, e Denis Ceman, ish-këshilltar i ministrit Agim Veliu.

Prokuroria e Policia përmes një komunikate të përbashkët kishte njoftuar se ish-zyrtarët e Telekomit janë arrestuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë” e “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Ndërsa Denis Ceman e Kushtrim Musliu ishin arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)