30 Shtator 2022

Jep dorëheqje ud i Kryeshefit të Telekomit, Zeqir Kiqina

Prishtinë, 7 qershor - Zeqir Kiqina ushtrues i detyrës i Kryeshefit të Telekomit të Kosovës ia ka ofruar dorëheqjen Bordit të Drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë.

Bordi i Drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt.

Gjithashtu bordi ka falenderuar Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike.

Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ud e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Agim Matoshi.

Bordi po ashtu ka falenderuar Matoshi për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike.

Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitatë që kanë pasur më heret.

Gjithashu Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv Znj.Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit z.Feim Kelmendi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30