20 Prill 2024

Ismajli inspekton punimet në projektin e rrugës “Skifter Arifi”

Gjilan, 23 prill - Rruga “Skifer Arifi” në Gjilan është në fazën finale para asfaltimit me të gjitha elementet përcjellëse, projekt ky që kap vlerën e afro 220 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se kjo është një rrugë e cila e lehtëson jashtëzakonisht shumë qarkullimin e qytetarëve.

“Edhe përkujdër asaj që Gjilani është duke u ballafaqur me pandeminë, projektet infrastrukturore nuk po ndalen. Falë angazhimit të drejtorit Naser Korca dhe ekipit të tij, ky dhe projektet tjera po marrin formë sipas planifikimit”, ka thënë Ismajli, teksa ka konfirmuar se do të përfundohet të gjitha projektet në infrastrukturë, të parapara sipas kalendarit të investmeve.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, ka njoftuar se ky projekt pritet të përfundojë brenda dy javësh, derisa konfirmoi edhe realizimin e projekteve në fshatra e lagje tjera.

“Është duke u punuar në infrastrukturë në LivoÒ« të Epërm, do të vazhdojmë në LivoÒ« të Ulët, Maliishevë të Epërme, rrugën Zabel-Uglarë, rrugën “Enver Miftari” në qytet dhe do të iniciojmë edhe projekte të tjera”, ka thënë KorÒ«a.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)