06 Dhjetor 2022

IPKO dhe Raiffeisen mundëson transfer të parave nga Amerika

Prishtinë, 21 maj - IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartela, programi më i ri dhe më inovativ i bankimit elektronik, sot ka shpallur edhe një shërbim të ri i cili, në partneritet me Mango Prepaid MasterCard, u mundëson të gjithëve të bëjnë transfere bankare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe anasjelltas, për vetëm $5 (dollarë amerikan).

 

Ky partneritet është krijuar në mënyrë që të lehtësoj dërgimin e parave të familjarëve nga Amerika në Kosovë, duke e ofruar këtë shërbim me tarifa shumë të ulta. 

Dërguesit në Amerikë duhet të jenë posesdues të Mango Prepaid MasterCard, të cilën mund ta marrin falas në adresën www.kosovamoney.com. Dërgimi i parave bëhet nëpërmes një mesazhi (SMS), kurse pranuesi në Kosovë duhet të ketë IPKO ose Raiffeisen Visa Prepaid Kartelën dhe paratë mund t’i tërheq menjëherë në cilindo bankomat në Kosovë. “Është e pamundur sa është e lehtë të bëhet transferimi i parave nga Amerika në Kosovë, dhe e gjitha për vetëm 5 dollarë. Tani që e kam provuar një herë, gjithmonë do ta bëj në këtë mënyrë dhe paratë arrijnë në çast,” u shpreh Gëzim Berisha, një ndër klientat e parë që e provoi këtë shërbim.

Gjithashtu, të gjithë  poseduesit e IPKO Visa Prepaid Kartelës të cilët e përdorin kartelën gjatë muajit Maj, do të marrin pjesë në Lojën Shpërblyese për të fituar një Apple iPAD. Kjo dhuratë është vetëm njëra nga përparësitë që poseduesit e IPKO Visa Prepaid Kartelës e gëzojnë pasi janë anëtarë të këtij programi. 

Pas paraqitjes së IPKO Visa Prepaid Kartelave në Kosovë, mijërat të cilët kërkuan IPKO Visa Prepaid Kartelën po gëzojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimeve me kartelë dhe aftësinë për të dërguar të holla me SMS, të rimbushin llogarinë IPKO celularit të tyre me SMS apo kontrollimin e bilancit me një SMS, pa nevojë për llogari bankare. Çdo shtetas kosovar me dokument identifikimi të vlefshëm mund të regjistrohet për IPKO Visa Prepaid Card duke vizituar www.ipkocard.com.

IPKO Visa Prepaid Card u mundëson konsumatorëve të cilët bëjnë mbushje në kartelë të bëjnë blerje në internet, të bëjnë blerje në 28 milionë njësi tregtare ku kartelat VISA janë të pranuara dhe të tërheqin para nga 1.4 milion bankomata (ATM) në më shumë se 200 shtete në botë. Me mundësinë E-banking, e cila është falas, poseduesit e kartelës mund të menaxhojnë llogarinë e tyre në internet në www.ipkocard.com. IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelat lëshohen nga Raiffeisen Bank, në partneritet me REV Europe, IPKO dhe Better Served Kosovo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)