18 Gusht 2022

Hyseni, viziton punimet në asfaltimin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Gjilan, 20 korrik -Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet në fillimin punimeve në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan – Bujanoc.

Kryetari Hyseni ka thënë se ka kërkuar që sa më parë të bëhet asfaltimi i këtij segmenti.

“Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të bëhet asfaltimi i këtij segmenti nga rrethrrotullimi deri përtej fshatit Shillovë."

"Pas asfaltimit të kësaj pjese, ne kemi kërkuar që punimet të ndërpriten në mënyrë që të mos e pengojmë qarkullimin e bashkatdhetarëve pas shtimit të fluksit të automjeteve në këtë pjesë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka theksuar se është duke u angazhuar maksimalisht bashkë me institucionet e nivelit qendror që projektet infrastrukturore në komunën e Gjilanit të përfundojnë sa më shpejt.

“Besoj që sot dhe nesër do të përfundohet asfaltimi, ndërkaq varësisht nga temperaturat deri të shtunën maksimalisht do të lëshohet për qarkullim kjo pjesë e në këtë formë do të lehtësojmë edhe qarkullimin e automjeteve për këtë segment."

"Është bërë punë e madhe dhe e rëndësishme, ndërkohë që tash pas rritjes së çmimeve për punë, ka edhe stagnime në shumë projekte që është dashur të përfundohen tash e dy vite”, ka shtuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)