27 Janar 2023

Hungaria vendos taksa për linjat ajrore

Budapest, 21 qershor - Pasagjerët e linjës ajrore që nisen nga Hungaria drej vendeve europiane dhe jo vetëm, nga Korriku e në vazhdim do të paguajnë një taksë ekstra të vendosura për linjat ajërore.

Taksa për sektorin e linjave ajrore përfshin një taksë prej 10 deri në 25 Euro për pasagjerët dhe ka tërhequr kritika nga linjat ajrore për vendosjen e një barre të re në një sektor që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia e koronavirusit.

Kjo gjë sipas njerëzve shihet si pjesë e lëvizjeve të kryeministrit nacionalist Viktor Orban për të frenuar deficitin buxhetor. Sipas linjave ajrore kjo është një taksë e pajustifikuar e cila mund të dëmtojë edhe më shumë ekonominë dhe turizmin.

Masat janë të nevojshme për të financuar politikën e Orbanit, për të mbajtur të mbuluar faturat e shërbimeve shtëpiake në një kohë të rritjes së çmimeve globale të energjisë, si dhe uljes së taksave dhe masave të tjera, të cilat e ndihmuan Orbanin të rizgjidhej në Prill.

Orban tha për radion publike se ai i kuptonte kundërshtimet kundër taksës, por në një situatë lufte kompanitë duhet të mbajnë më shumë barrë sesa zakonisht. Po ashtu edhe  aeroporti i Brukselit i anulojë të gjitha fluturimet. Jo vetëm kaq por një pjesë e madhe edhe të autobusëve që të çojnë drejt aeroportit pezulluan shërbimin e tyre.

Sindikatat thanë se prisnin që dhjetëra mijëra njerëz të merrnin pjesë në një protestë në Bruksel. Shërbimet e trenave po funksionojnë ende, për të lejuar protestuesit të afroheshin në kryeqytet.

Protestat vijnë në një kohë që kostot e jetës në Belgjikë janë rritur shumë. Inflacioni arriti në 9% në Qershor në Belgjikë, duke pasqyruar rritje të mprehta të çmimeve, kryesisht për shkak se pushtimi rus i Ukrainës ka goditur furnizimin me drithëra dhe ka shkaktuar rritje të kostos së energjisë. Kryeministri Alexander De Croo tha se punëtorët belgë ishin më të mbrojtur se homologët në shumicën e vendeve të tjera të Bashkimit Europian, sepse pagat u indeksuan me inflacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)