31 Korrik 2021

Hapen hetime për aksidentin hekurudhor në Pejë

Pejë, 21 korrik - Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.

Nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur. Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.
 
Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes.

Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës.
 
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është në shërbim të qytetarëve në rast të aksidenteve apo incidenteve aeronautike dhe hekurudhore dhe për këtë ka në dispozicion numrin pa pagesë 080090000.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)