29 Mars 2024

Greva bllokon fluturimet nga aeroportet e Parisit

Paris, 24 shkurt - Kontrollorët francezë të trafikut ajror kanë filluar një grevë 4-ditore, duke i bllokuar fluturimet jashtë Parisit. Gjysma e fluturimeve nga aerporti Orli i Parisit janë ndërprerë dhe çereku i atyre nga aeroporti Sharl de Gol janë anuluar.

Sindikatat franceze që përfaqësojnë kontrollorët e fluturimeve e organizuan grevën si protestë ndaj modernizimit të kontrolleve ndaj trafikut ajror në mbarë Evropën, me frikën se reformat do të çojnë në humbjen e vendeve të punës.

Ndërkohë, pilotët e kompanisë ajrore Luftansa e kanë ndërprerë grevën, pasi sindikata e tyre dhe drejtuesit e kompanisë ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme.

Pilotët e ndërprenë punën dje me synimin për të zhvilluar një grevë 4-ditore për pagat dhe sigurinë e punës. Edhe personeli i kompanisë British Airways ka votuar për zhvillimin e grevave lidhur me vendet dhe kushtet e punës. Sindikata nuk e ka njoftuar datën për grevë, që mund të ndodhë që javën e ardhshme.

Ndërkohë në Greqi, pati protesta të elementëve që mendohet të jenë elementë të majtë, kundër presionit që po ushtron Bashkimi Evropian ndaj Greqisë për masa më të ashpëra ekonomike në kuadrin e planit ekonomik.

Demonstrata organizohet pasi një ekip zyrtarësh nga Komisioni Evropian, FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane po vizitonin Greqinë për të rishkuar zbatimin e Programit për Stabilitetin dhe Rritjen e ekonomisë greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)