03 Tetor 2022

Gjermania nuk do të lejoj aeroplanët e kompanive ruse të fluturojnë në Gjermani

Berlin, 3 qershor - Autoritetet gjermane nuk do të lejojnë që aeroplanët e kompanive ruse të fluturojnë në Gjermani deri në një njoftim tjetër.

Ministria gjermane e Transportit njoftoi se autoritetet kompetente të Rusisë nuk dhanë leje për fluturimet e kompanisë Lufthansa në Rusi në kohën e duhur.

Deklarata thekson më tej se avionët e kompanive ruse nuk do të lejohen të fluturojnë në Gjermani për sa kohë që fluturimet e Lufthansa-s për në Rusi janë gjithashtu në pritje.

Ministria gjermane dhe ambasada në Moskë janë në kontakt me autoritetet ruse.

Mediat gjermane raportojnë se kompanitë ruse Aeroflot dhe S7 anuluan fluturimet drejt Gjermanisë sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)