19 Prill 2024

FSP PTK: Zhvatësi, krimineli dhe oligarku Blerim Devolli zbras llogarit e Telkomit

Prishtinë, 30 tetor - Federata e Sindikatave te Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës (FSP-PTK) ka bërë të ditur së ka filluar tërheqja e mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit prej zhvatësit, kriminelit dhe oligarkut Blerim Devolli dhe përmbaruesit Ilir Mulhaxha, të mbështetur me vite nga grupet kriminale brenda dhe jashtë Telekomit.

Me tërheqjen e këtyre mjeteve sipas FSP-PTK është rrezikuar në thelb shërbimet telekomunikuese në tërë Republikën e Kosovës dhe mirëqenia sociale e mbi 3300 familjeve.

 FSP-PTK ashtu siç i ka paralajmëruar Institucionet Shtetërore për hapat që do t’i ndërmerr në rast nuk lirohen llogaritë dhe tërhiqen mjetet, ju bëjmë me dije se nga këto momente fillojmë me hapat sindikal që na mundëson ligji.

FSP-PTK të hënë në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)