20 Prill 2024

“Efekti autostradë”, rritet numri i bizneseve në Kukës

Kukës, 26 korrik - Në muajt e fundit qyteti i Kukësit ka njohur rritje ekonomike. Hapja e autostradës dhe rritja e bashkëpunimit me bizneset kosovare ka bërë që të vërehet një rritje e numrit të bizneseve, çka fl et për tendencën e rritjes së ekonomisë me uljen e numrit të papunëve.

Drejtues të zyrës rajonale të tatim-taksave në Kukës tregojnë se peshën kryesore e zë biznesi i vogël i përqendruar kryesisht në bare, lokale shërbimi dhe kioska të vogla që përbëjnë mbi 80 për qind të numrit të biznesit privat në Qarkun e Kukësit, i cili rëndom cilësohet si biznes familjar.

Gjatë kohëve të fundit, ndërtimi dhe vënia në funksion e tunelit të Kalimashit ka bërë që në Kukës të shtohet qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve, por edhe ekskursionistëve nga gjithë Shqipëria. Kjo ka sjellë një shtim të numrit të hoteleve, por edhe rritje të nivelit të shërbimit social në tërësi.


Shifra për bizneset

Në shkallë qarku, ku përfshihen rrethet Kukës, Has dhe Tropojë, aktualisht shlyejnë detyrimet fi skale rreth 1100 subjekte private, prej të cilave rreth 800 janë subjekte të biznesit të vogël, 190 biznese të mëdha, si dhe 118 subjekte shtetërore që veprojnë në tre rrethet e qarkut.

Rritja e numrit të bizneseve private ka pasur disa efekte pozitive. Kështu, në radhë të parë është ulur ndjeshëm niveli i papunësisë, janë realizuar të ardhurat në buxhetin e shtetit, e kështu me radhë.

Për periudhën janar-qershor 2010, siç raportohet nga zyra e tatim-taksave, të ardhurat janë realizuar në masën 100 për qind, ku TVSH-ja është realizuar rreth 110 për qind, tatim-fi timi rreth 150% etj., por nuk është realizuar një zë shumë i rëndësishëm, ai i sigurimeve shoqërore, që gjithsesi kap shifrën e 79%-shit.

Ndërsa taksat e tjera, relativisht të reja për bizneset dhe komunitetin, janë realizuar në masë të ulët. Të tilla janë taksa e bazenës, që mbetet në shifra të papërfi llshme.


Niveli i punësimit

Gjatë dy viteve të fundit, niveli i papunësisë në Kukës ka pësuar mjaft ndryshime. Punimet e autostradës kanë thithur një numër të madh punëtorësh, të cilët janë banorë të zonave përreth.

Nga të dhënat e zyrës së punësimit rezulton se në Kukës, në sektorin privat janë të punësuar mbi 3500 të persona, të paktën kjo është një shifër që u referohet punëtorëve të siguruar, dhe kjo shifër përbën 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2009. Ndërkaq është rritur ndjeshëm kërkesa për hapje biznesesh të reja.

Deri tani kanë paraqitur kërkesën për lejë ndërtim të paktën 30 biznese, një pjesë e të cilave tashmë kanë nisur nga puna. Këto janë kryesisht restorante, motele, shërbime teknike për automjete etj., ku janë punësuar të paktën 100 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)