13 Qershor 2021

Dogana konfiskon 61 telefona të kontrabanduar

Prishtinë, 11 qershor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet e Antikontrabandës së Doganës kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.

E gjithë sasia me vlerë mbi 14,000  mijë euro sipas doganës është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)