28 Mars 2024

Dëmtime në autostraden Kukës-Morinë

Kukës, 3 prill -  Traseja e autostradës Kukës-Morinë është kthyer në një arenë dëmtimesh dhe abuzimesh. Ditët e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e dëmtimeve në të, të cilat konsistojnë në plasaritjen e rrugës apo hedhjen e gurëve dhe krijimin e rrugëve provizore.

Pothuajse në të gjithë gjatësinë e këtij aksi prej afro 22 km, evidentohen carje të trasesë apo hyrje daljet e reja nga Kukësi në Morinë të cilat janë ndërtuar pa asnjë leje apo kusht të përcaktuar.

Bordurat anësore që tregojnë kufirin e rrugës me drita fosforeshente janë dëmtuar gati plotësisht. Nga Kukësi deri në Morinë, gjithë segmenti i autostradës i përfunduar që në verën e shkuar dhe i padorëzuar ende është kthyer thuajse në një rrugë rurale.

Veç kësaj, dhjetëra metra kub kanë rënë në rrugë për shkak të rrëshqitjes nga skrapatat e ngritura karshi trashesë.

Banorë të fshatrave përreth autostradës , në mungesë të mbikalimeve kanë hapur privatisht dhe kalime të paligjshme në këtë segment. Këto kalime vijojnë të shtohen nga dita në ditë pa patur presionin e asnjë institucioni.

Banorët e zonave duket se e shohin këtë fenomen si rrugëzgjidhje të halleve të tyre pasi sic thonë ata, kur është ndërtuar rruga kompanitë apo projektuesit nuk kanë lënë një rrugë lidhëse me fshatrat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)