29 Mars 2024

Bullgaria ndalon lëvizjen e trenave ndërkombëtare

Sofje, 16 mars - Për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit që nga 17 marsi të gjitha linjat hekurudhore ndërkombëtare, të cilat kalojnë përmes territorit të Bullgarisë, do të ndalohen deri në qetësimin e situatës.

Nuk do të lëvizen trenat Sofje - Selanik, Sofje - Bukuresht, Sofje - Stamboll. Informacione aktuale klientët e “Hekurudhave Bullgare” mund të marrin në sportelet e kompanisë në stacionet hekurudhore dhe në faqen e saj zyrtare në internet http://live.bdz.bg/.

Aktualisht nuk janë planifikuar fluturime, të cilat do të kthejnë bashkatdhetarët tanë në venin tonë nga pikat e tjera të botës, shpjegoi zëvendës ministri i punëve të jashtme Petko Dojkov.

Zv. Ministri u bëri thirrje bullgarëve tek ne që të mos udhëtojnë jashtë vendit, kurse atyre, të cilat ndodhen në vende të tjera, të mbeten aty deri në normalizimin e situatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)