08 Maj 2021

Brussels Airlines pëson humbje 293 milionë euro

Bruksel, 4 mars - Kompania ajrore kryesore e Belgjikës, Brussels Airlines e mbylli vitin 2020 me një humbje prej 293 milionë euro për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në deklaratën e Brussels Airlines, thuhet se 2020 ishte një vit i pashembullt për industrinë e aviacionit dhe se pandemia dhe masat e zbatuara ndikuan seriozisht në rezultatet financiare të kompanisë.

Më tej thuhet se të ardhurat e kompanisë për vitin 2020 u ulën me 72 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 414 milionë euro, dhe numri i udhëtarëve u ul me 77 për qind në 2,4 milionë.

Gjithashtu thuhet se edhe pse shpenzimet operative të kompanisë u ulën me 53 për qind për shkak të udhëtimeve të reduktuara, në vitin 2020 u bë një humbje prej 293 milion euro.

Duke theksuar se kompania planifikon të rrisë gradualisht kapacitetin sidomos në muajt e verës këtë vit, gjithashtu thuhet se viti pritet të jetë i vështirë për sa i përket aviacionit.

Brussels Airlines kishte filluar të përjetonte vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Brussels Airline, e cila kërkoi mbështetje nga qeveria belge, njoftoi se do të zvogëlojë flotën e saj dhe do të zvogëlojë numrin e punonjësve. Ndërsa qeveria belge kishte vendosur t'i siguronte kompanisë 290 milionë euro mbështetje financiare.

Brussels Airlines e lidhur me Lufthansa Group, ka 3.300 punonjës dhe 38 aeroplanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)