06 Gusht 2021

British Airways shpalli humbje të mëdha

Londër, 7 shkurt - Aviokompania britanike “British Airways” kumtoi se humbjet për nëntë muaj deri në dhjetor janë rritur për 245 milionë paundë për shkak të kërkesës së dobët.
 
Nga kompania janë në pritje të llogarisë së humbjeve për tërë vitin. Për periudhën e njëjtë në vitin 2008 është regjistruar humbje prej 127 milionë paundë.

Të ardhurat janë zvogëluar për 12.9 për qind deri në 6.14 miliardë paundë për nëntë muajt deri në dhjetor.

Krahas kësaj, nga British Airways shpallën humbje më të vogla se që priteshin për shkak të lehtësimeve tatimore dhe kufizimit të shpenzimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)