28 Mars 2024

BQK dhe PK diskutojnë për reduktimin e automjeteve të pasiguruara

Prishtinë, 15 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli ka pritur në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të dukurive negative.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat që janë ndërmarrë në ruajtjen e stabiliteti financiar.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, falënderoi Guvernatorin e BQK-së për bashkëpunimin e deritashëm, njëkohësisht shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Të dyja institucionet shprehën përkushtimin për intensifikim të punës ndërinstitucionale me qëllim që të reduktohet numri i automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara, si kriter për procedurat e mëtejme për çështjen e kartonit të gjelbër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)