29 Mars 2024

Bordi i Postës emëroi dy zyrtarë të lartë

Prishtinë 14 gusht - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka pranuar dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina dhe U.D. Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, Enver Govori.

Për kontributin e jashtëzakonshëm të Morina dhe Govori, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, iu shpreh falënderime për gjithë punën e tyre të gjertanishme në këto pozita të larta zyrtare në Postën e Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, sot vendosi që në pozitën e U.D. Kryeshef Ekzekutiv, emëroi Znj. Vjollca Shala – Mulaj, ndërsa në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, si Ushtrues Detyre, emëroi Fadil Brestovci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)