28 Nëntor 2021

Boeing do të paguajë 2,5 miliardë dollarë për aksidentet e avionëve 737

New York, 8 janar - Prodhuesi amerikan i avionëve, Boeing, dot ë paguajë 2,5 miliardë dollarë në dëmshpërblim dhe gjobë për shkak të aksidenteve fatale të avionit të tipit “737 Max” në Indonezi në vitin 2018 dhe në Etiopi në vitin 2019.

Duke pranuar përgjegjësinë e saj për aksidentet që u kuptua se ishin shkaktuar nga gabime në kontrollet e fluturimit, kompania nënshkroi një marrëveshje për zgjidhje ligjore me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Sipas marrëveshjes, Boeing ka rënë dakord të paguajë kompensim për familjet e viktimave të aksidenteve dhe kompanitë ajrore kliente, si dhe të paguajë një gjobë gjyqësore për mashtrimin e rregullatorëve. Siç njoftohet, totali i pagesave të kompensimit dhe gjobave të kompanisë do të jetë 2,5 miliard dollarë.

Avioni i pasagjerëve "737 Max 8" është kritikuar për aksidente të shkaktuara nga një defekt i prodhimit në sistemin e kontrollit të fluturimit.

Në Indonezi, avioni Boeing "737 Max 8" i Lion Airlines me numrin e fluturimit "JT 610" u rrëzua në det më 29 tetor 2018, pak pasi u ngrit nga Xhakarta për në qytetin Pangkal Pinang në ishullin Sumatra. Aksidenti, në të cilin vdiqën 189 persona, hyri në histori si "aksidenti i parë i këtij lloji të avionëve".

Ndërkaq, avioni i pasagjerëve të tipit Boeing "737 Max 8" i Etiopian Airlines u rrëzua gjithashtu më 10 mars 2019, menjëherë pas ngritjes nga Addis Ababa për në Nairobi, kryeqytetin e Kenisë, me çka 157 njerëz në bord humbën jetën. Pas aksidentit në Etiopi, shumë vende, si Turqia, Kina, Etiopia, Britania, Gjermania, Franca, Holanda dhe Austria, pezulluan operacionet e avionëve të këtij tipi dhe mbyllën hapësirat ajrore për fluturimet e tij.

U zbulua që të dy aksidentet ishin shkaktuar nga një mospërputhje e të dhënave midis sensorëve që rregullojnë këndin e ngritjes në avion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)