28 Mars 2024

Bechtel & Enka ka nënshkruar kontrata me 10 kompani vendore

Prishtinë, 10 qershor - Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT) në një takim që ka mbajtur ndërmjet kompanisë “Bechtel & Enka”, dhe disa bizneseve vendore, me qëllim të vetëm që këtyre të fundit t’iu ofrohet mundësia për kontraktim të punëve për autostradën Vërmicë-Merdare, ndërkaq deri më tani 10 kompani vendore kanë nënshkruar kontrata.

Fatmir Limaj, Ministri i Transportit, ka thënë se “Bechtel & Enka” po vazhdon t’i përmbushë obligimet e saja sipas kontratës së paraparë, duke ritheksuar edhe një herë rëndësinë e projektit të infrastrukturës për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e saj, sepse sipas tij këto investime janë faktor dhe motor i ekonomisë dhe stabilitetit të vendit.

 “Me vetë faktin që kompanitë vendore të Kosovës janë të gatshme të hynë në projekte të tilla super kapitale ndërtimin e infrastrukturës rrugore, në nivelin e autostradave me standarde evropiane, tregon atë se sa ka shkuar përpara ky sektor dhe sa është zhvilluar. Angazhimi i Qeverisë në ndërtimin e projektit madhor, infrastrukturor atë që e quajmë me të drejtë rruga e kombit është pa dyshim investimi më i madh ndonjëherë i bërë në Kosovë, jo vetëm sa i përket aspektit të ndërtimit të tij, por edhe sa i përket formatit të ndërtimit në kohë rekordi të kësaj autostrade”, ka thënë ministri Limaj.

Drejtori i projektit të autostradës, Darren Mort nga “Bechtel & Enka”, ka thënë se kjo kompani ka eksperiencë, kapacitet dhe aftësi për të përfunduar punimet e autostradës dhe do të punojë me standardet më të larta për të përfunduar punën me sukses.

 “Ky projekt është një arterie tepër e madhe për shtetin e Kosovës, e cila filloi prej kufirit me Shqipërinë deri në kufi. “Bechtel & Enka” do të punojë me standardet më të larta, në mënyrë që kjo rrugë të përfundohet brenda tre vjetëve. “Bechtel & Enka”, është një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore në botë dhe e ka për detyrë që të gjitha projektet e saja t’i përfundojë në afate të caktuara”, ka thënë Mort.

Kryetar i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës pranë Aleancës Kosovare të Bizneseve, Mixhait Reçi,ka thënë se në këtë takim kompanitë anëtare të AKB-së dhe kompani tjera po i japin mbështetje të fuqishme koncorsiumit “Bechtel & Enka” dhe do të prezantojnë kapacitetet e tyre.

 “Ky takim është me qëllim që të njoftojmë kompanitë vendore, t’i prezantojmë kompanitë vendore para kompanisë “Bechtel & Enka”, kapacitetet e tyre për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti kaq të madh dhe kaq të rëndësishëm tonë kombëtar”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)