03 Shkurt 2023

AVONET vlerëson se punimet në Komunën e Vitisë kanë cilësi të dobët

Viti, 4 maj - AVONET në vazhdimësi është duke ngritur shqetësimin për cilësi të dobët të punimeve dhe kjo është bërë dukuri dhe praktikë e keqe në Republikën e Kosovës.

Operatori Ekonomik “ZUKA COMPANY”, ka një kontratë për Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në territorin e Komunës së Vitisë.

Disa nga banorët e rrugëve të Komunës së Vitisë kanë shprehur shqetësimin lidhur me cilësinë e dobët të riparimeve e gropave në kuadër të projektit mirëmbajtjes së rrugëve.

AVONET konsideron se riparimi i gropave në rrugët e territorit të Komunës së Vitisë nuk është i nivelizuar me standartin e kërkuar dhe cilësinë e dobët të punimeve.

AVONET i rikujton kryetarit të Komunës së Vitisë z. Halitit se përgjegjësia e tij është në ruajtja e parasë publike që obligohet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, atë për Financat Publike dhe si zyrtarë kryesor administrativ ka obligime, detyrim, përgjegjësi t'i respektoj ato.

Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Vitisë z. Haliti të merr masa ndaj Operatorit Ekonomik dhe të trajtoj shqetësimet e qytetarëve.

Në ditën botërore të Shtypit, pronari i Operatorit Ekonomik “ZUKA COMPANY” thërret redaksion e PLUS TV duke përdorë gjuhë ofenduese dhe denigruese ndaj redaksisë dhe paralajmëruar padi ndaj mediumit kjo për AVONET është presion dhe trusni ndaj mediumit.

Poashtu kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit të filloj hetime lidhur me të gjeturat nga tereni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)