06 Gusht 2021

Autotaksit kërcenojnë së do t'i përshkallëzojnë veprimet e tyre

Prishtinë, 8 shkurt - Jusuf Azemi, kryetar i Sindikates se Pavarur te Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës (SPEVZ) ka bërë të ditur së në bashkëpunim me auto-taksitë e Prishtinë sot morën vendim në shenjë pakënaqësie për mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që të ënjten më 11 shkurt do të protestojnë para Kuvendit Komunal të Prishtinës për një orë.

SPEVZ sipas Azemit ka paralajmëruar se nëse deri me 22 shkurt nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata do t'i përshkallëzojmë veprimet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)