06 Dhjetor 2022

Autostrada Kosovë-Maqedoni, pasojat e infrastrukturës së dobët

Shkup, 7 maj - Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës çdo ditë i ndjejnë pasojat e infrastrukturës së dobët. Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar e nënshkruar midis Maqedonisë dhe Kosovës hap derën për ndihmë financiare nga Evropa
 
Gazmendi është një djalosh i ri nga një fshat në afërsi të Likovës në Kumanovë. Ai çdo ditë udhëton deri në Gjilan, Kosovë, ku edhe punon. Ky qytet nuk është gjeografikisht larg nga shtëpia e tij, por meqë nuk ka vendkalim kufitar më afër me Kosovën, ai është i detyruar që vazhdimisht ta shfrytëzojë vendkalimin kufitar të Bllacës, i cili për të paraqet humbje kohe. Ky kumanovar i ri është vetëm një nga shumë qytetarët e të dy vendeve fqinje, të cilët çdo ditë i ndjejnë pasojat nga infrastruktura e dobët.

Autoritetet në Shkup dhe Prishtinë përpiqen ta përmirësojnë situatën

Maqedonia dhe Kosova së bashku do të aplikojnë për projekte në Bruksel, të cilat janë në interes të të dy vendeve. Bashkëpunimi ndërkufitar tanimë funksionon mirë me të gjithë fqinjët. Ndërsa është planifikuar edhe projekti parë Maqedoni-Kosovë.

\"Duhet të shfrytëzohen mjetet e komponencës IPA për vitin 2010. 1, 2 milion Euro për ndërtimin e vendkalimit kufitar Belanovcë–Stançiç“. Kuptohet këto të holla ju takojnë të dy palëve dhe ky është projekti ynë i parë i përbashkët.

Kështu shprehet për Dojçe Velen ministri i vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë Musa Xhaferi.

Ai dhe homologu i tij nga Kosova Sadri Ferati drejtuan grupet e punës që të miratojnë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar. Ky dokument është një kusht për marrjen e parave nga fondet evropiane. Evropa mbështet dhe financon bashkëpunimin ndërkufitar. Ndërsa Maqedonia dhe Kosova duhet t\'i përcaktojnë prioritetet e tyre dhe të ofrojnë projekte.


\"Duke pasur parasysh se kufiri Maqedoni-Kosovë shtrihet më shumë në zonën malore, atëherë prioriteti ynë i parë do të jetë ndërtimi i rrugëve, të cilat lehtësojnë komunikimin midis njerëzve. Pastaj shfrytëzimi i të gjitha burimeve natyrore, bujqësisë dhe turizmit. Në këtë zonë gjithashtu mungojnë qendrat rekreative sportive-dimörore, për të cilat kapacitet të madh ka mali Sharr“. Tha ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, Ferati.

Tani komunikimi mes dy vendeve fqinje realizohet vetëm përmes dy pikave kufitare, asaj të Bllacës dhe Jazhincës.

Vizioni për ndërtimin e magjistrales Shkup-Prishtinë nuk është i parealizueshëm


\"Qeveria jonë ka një projekt për të dhënë në koncesion, ndërtimin e rrugës nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në Shkup. Nga qeveria e Kosovës varet, nëse ajo do t\'i bashkangjitet projektit për ta ndërtuar magjistralen në anën e Kosovës, për të cilin nevojitet një bashkëpunim dinamik“.

Shpjegoi ministri Xhaferi duke shtuar se infrastruktura ekzistuese është e pamjaftueshme për komunikimin dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Të njëtin qëndrim ka edhe ministri i Kosovës Ferati. #b#

\"Unë nuk e di numrin e saktë të udhëtarëve, por kam njohuri se ekziston një qarkullim i madh e sidomos në vendkalimin kufitar të Bllacës. Mendoj se me ndërtimin e kalimit kufitar jo vetëm që do të shkurtohet koha e nevojshme për të udhëtuar por edhe do të shkarkohet vendkalimi kufitar në Bllacë, ku shpesh krijohen bllokime të trafikut dhe njerëzve, që presin“.

Maqedonia ka marrëveshje për bashkëpunim kufitar midis Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe tani me Kosovën. Për Kosovën, kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji. Në të ardhmen nga fondet e IPA-s do të kërkohen të holla për projekte të përbashkëta në arsim, bujqësi, infrastrukturë e kulturë.

Ministrat janë optimistö se shumat, që do të vihen në dispozicion për të dyja vendet, do të rriten nga viti në vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)