28 Mars 2024

Autosallonet blejnë automjete të dëmtuara në vendet e BE për t'i futur në treg të Kosovës

Prishtinë, 3 qershor - Ekonomike  e  Britanisë  në  Kosovë  (BCCK)  beson  se  udhëheqësit  tanë  politikë  mund  dhe  duhet  të  ndihmohen për të marrë vendime të shëndosha nga Shoqëria Civile dhe kjo e fundit do të jetë e patrembur në përdorimin e pozitës së saj për të mbështetur udhëheqësit tanë në përpjekjet e tyre.

BCCK përsërit mbështetjen e saj për çdo masë qeveritare që përmirëson klimën për biznes në vendin tonë.

Sidoqoftë, BCCK më herët ka deklaruar se, kur është e nevojshme, do të tërheq vëmendjen ndaj gabimeve të qeverisë, në këtë rast gabimi i akomodimit të thirrjeve nga vendet e treta për të hapur tregun e Kosovës për  shpërndarjen  dhe  shitjen  e  produkteve  të  padëshiruara  dhe  potencialisht  të  dëmshme  te  qytetarët  tanë.  

Oda rikujton që më herët ka ngritur shqetësime se koalicioni i fundit qeverisës po shtyn përpara një masë që do të lejonte importin e automjeteve të përdorura në tregun e Kosovës për shitje të menjëhershme dhe përdorim afatgjatë pa inspektim të mëtejshëm nga inspektorët e autorizuar të Kosovës për të siguruar që   automjetet   plotësonin   standardet   ligjore   në   Kosovë.   

Masa   nuk   ishte   aplikuar megjithatë   po   konsiderohet përsëri nga Qeveria e re.Procesi  i  inspektimit  në  Kosovë  nuk  është  një  taksë  e  panevojshme  për  qytetarin  ose  barrë  për  sipërmarrësin,  sepse  inspektimi  i  duhur  mbron  mjedisin  tonë,  na  shpëton  jetën  dhe  parandalon  mashtrimet ndaj qytetarëve tanë.

Secili prej këtyre rreziqeve mbart kosto ekonomike për çdo qytetar në Kosovë dhe Qeveria është, me të drejtë, mbrojtëse e çdo interesi publik dhe mirëqenieje në këtë drejtim.

Në katër muajt e parë  të  vitit  2021,  inspektimi  dhe  kontrolli  i  automjeteve  identifikoi  422  automjete  të  importuara që ishin me defekt ose të modifikuara në mënyrë jo të duhur, në mënyrë të tillë që ato nuk duhej të lejoheshin në rrugët e Kosovës.

Gjatë së njëjtës periudhë, kishte 1.631 automjete të cilat, gjatë inspektimit, kishin defekte teknike që kërkonin riparim para se të aprovoheshin.

Për  më  tepër,  këto  inspektime  sigurojnë  një  kontroll  të  vlefshëm  dhe  të  rëndësishëm  që  mund  të  parandalojë  mashtrimet  e  kryera  ndaj  qytetarëve  të  ndershëm  në  Kosovë.  Rreth  5%  e  të  gjitha  automjeteve  të  përdorura  të  importuara  në  Kosovë  rezulton  se  kanë  një  kilometrazh  të  pasaktë  të  

Oda Ekonomike e Britanisë në KosovëPage 2 of 2regjistruar në instrumentet e automjeteve. Kjo është një kosto për buxhetin e shtetit dhe përdoruesit të fundit. Këto inspektime identifikojnë këto raste.

Ekzistojnë  gjithashtu  dëshmi  statistikore  se  Policia  e  Kosovës  ka  marrë  rreth  200  raporte  çdo  muaj  të  mashtrimit  të  pretenduar  në  shitjen  e  automjeteve  të  përdorura,  ku  instrumentet  janë  manipuluar  qëllimisht për të treguar më pak përdorim të automjetit. Inspektimi (dhe regjistrimi efektiv i kilometrazhit të duhur në pikën e hyrjes) mbron qytetarët e Kosovës dhe buxhetin e shtetit.

Përveç kësaj, ka shumë raste të raportuara të automjeteve të paraqitura me dokumentacion të falsifikuar që  synojnë  të  tregojnë  se  një  automjet  është  më  i  ri  se  viti  i  tij  i  prodhimit.  

Kjo  operohet për  të  sjellë  makina në rrugë që nuk duhet të lejohen, si dhe mundëson mashtrim mbi blerësit e pafajshëm. Inspektimi para  regjistrimit  shërben  për  të  identifikuar  raste  të  tilla.  

Në  katër  muajt  e  parë  të  vitit  2021,  Policia  e  Kosovës  ka  ndjekur  penalisht  103  shkelje  të  tilla  të  identifikuara  tek  ata  nga  inspektime  të  tilla  të  automjeteve para regjistrimit.

Si përfundim, inspektime të tilla lejojnë identifikimin e sistemeve të dëmtuara të sigurisë në automjetet e përdorura,  të  cilat  janë  të  zakonshme  për  shkak  të  riparimeve  nga  aksidentet.  

Dëshmitë statistikore  të  mbajtura  nga  shërbimet  e  inspektimit  sugjerojnë  se  rreth  5%  e  të  gjitha  automjeteve  të  përdorura  të  importuara kanë dëmtime nga aksidentet.

Inspektimi i pavarur para regjistrimit është mënyra më efektive për të identifikuar këto automjete për të siguruar që të gjitha sistemet e sigurisë janë rinovuar siç duhet pas  një  aksidenti  para  se  të  regjistrohen  për  shitje  përmes  distribuimit  dhe  përdorimit  në  rrugët  dhe  autostradat e Kosovës.  

Oda  pranon  që  ekziston  një  traditë  ku  Diaspora  importon  automjete  nga  BE-ja  dhe  se  këto  automjete gjejnë rrugën e tyre në tregun e Kosovës dhe se kostoja e inspektimit gjatë importit është barrë për një tregti  të  tillë.  Sidoqoftë,  barra  e  kostos  për  individët  mund  të  adresohet  nga  regjimet  e  tarifave  diferenciale  ose  zbritjet  e  taksave  pasi  kjo  tregti  është  relativisht  e  vogël.

Importuesit  kryesorë sipas BCCK-se janë ndërmarrjet tregtare, të cilat organizojnë import masiv të automjeteve në Kosovë dhe të cilat, në mënyrë të pafajshme pa dyshim, blejnë automjete të dëmtuara nga aksidentet dhe të dokumentuara në mënyrë mashtruese në BE dhe i transportojnë këto automjete problematike në Kosovë për t'i futur në treg.

Këto probleme,  ashtu  si  rasti  i  një  udhëtari  të  pafajshëm  të  infektuar  me  COVID,  kapen  nga  një  proces  i  karantinimit dhe testimit që shërbimet e inspektimit të automjeteve të Kosovës e zbatojnë në të mirë të shtetit, policisë dhe në të mirë të qytetarëve të zakonshëm.

Për këto arsye, është një rast i fuqishëm që Qeveria e Kosovës të refuzojë këtë përpjekje dashakeqe për të liberalizuar tregun e saj në këtë mënyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)