28 Mars 2024

Autobusët dhe trenat në Paris në krizë për shkak të mungesës së shoferëve

Paris, 1 shtator - Linjat e autobusëve dhe trenave midis Parisit dhe rajonit rrethues Ile-de-France po përballen me një krizë serioze në transportin e pasagjerëve.

Sipas kanalit BFMTV, udhëtimet mes Parisit dhe periferisë së tij, veçanërisht linjat më të përdorura RER D dhe RER C, po përballen me vonesa dhe anulime të njëpasnjëshme për shkak të mungesës së shoferëve.

Siç raportohet, krahas vonesave, anulimi i të paktën 19 udhëtimeve të tjera ditore ndërmjet disa rajoneve dhe afrimi i nisjes së vitit shkollor do ta thellojë më tej këtë krizë.

Gjithashtu, një situatë e ngjashme është përjetuar edhe në shërbimet e autobusëve brenda Parisit për shkak të mungesës së shoferëve.

Pasagjerët mes Versajës dhe Yvelines ankohen se po dëmtohen për shkak të vonesave ditore dhe anulimeve të fluturimeve dhe se nuk informohen rregullisht.

Ka shqetësime se situata do të bëhet e pazgjidhshme me ndërprerje dhe anulime në ditët në vijim.

“Nuk mund të flasësh me njerëzit për reduktimin e emetimeve të karbonit ndërsa transporti publik po përjeton ndërprerje”, tha në një prononcim Jean-Paul Jeandon nga rrethi Cergy-Pontoise, duke iu referuar sugjerimeve për përdorimin e transportit publik për të reduktuar emetimet e karbonit.

Nga ana tjetër, thuhet se kompania hekurudhore franceze SNCF ka vështirësi në gjetjen e personelit për shkak të përkeqësimit të kushteve të punës.

Matthieu Bolle-Reddat, Sekretari i Përgjithshëm i sindikatës së punëtorëve hekurudhorë të Versajës, CGT Cheminots Versailles, vuri në dukje se SNCF ka vështirësi në punësime.

“Më parë, ne kishim një status mbrojtjeje edhe pse pagesat ishin të ulëta. Sot, edhe pagat janë të ulëta, edhe nuk kemi statusin e mbrojtjes dhe kushtet e punës po përkeqësohen”, tha Matthieu Bolle-Reddat.

Ile-de-France Mobilites, e cila është përgjegjëse për transportin publik të rajonit, bëri thirrje që t’u jepet përparësi linjave që transportojnë nxënësit dhe studentët në linjat ku ka ndërprerje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)