28 Nëntor 2021

Arrihet pajtueshmëri në mes Telekomit dhe Postë së Kosovës

Prishtinë, 22 janar - Me iniciativën e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv z. Zeqir Kiqina dhe U.D. Kryeshefit Ekzekutiv z. Xhevdet Smakiqi është mbajtur një takim me dy kryetarët e Sindikatave të Punëtorëve  të Postës së Kosovës dhe të Telekomit të Kosovës z. Lamih Balaj dhe z. Bujar Shala.

Pas një diskutimi intensiv me transparencë të plotë nga ana e Menaxhmentit dhe Sindikatave, është shqyrtuar në hollësi gjendja e rëndë afariste dhe financiare e të dy ndërmarrjeve Publike, Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës, strategjitë dhe planet për tejkalimin e kësaj gjendje që dikur i kanë dhënë dividentë Aksionarit, Qeverisë së Kosovës mbi apo rreth 500 milionw euro.

Menaxhmenti dhe Sindikatat u pajtuan plotësisht se muaji Shkurt 2021, është shumë sfidues dhe kërkon aktivitete të reja, të vendosura dhe të koordinuara për t’i mbrojtur e mbajtur aktive dhe operative të dy ndërmarrjet tona publike, nga të cilat varet mirëqenia e mbi 4 mijë familjeve të Kosovës.

Sindikatat përballë Menaxhmentit paraqiten Strategjinë e tyre dhe vendosmërinë se:

ZGJIDHJA E VETME ËSHTË TE SHKAKTARI, PRA, TEK QEVERIA E KOSOVËS, SI AKSIONAR, QË NUK PO I PËRMBUSH OBLIGIMET E SAJ SI PRONARE E TË DY NDËRMARRJEVE PUBLIKE, POSTA E KOSOVËS DHE TELEKOMI I KOSOVËS

  1.  Ekzekutimi i pagave për të dy ndërmarrjet Publike do të bëhet i sinkronizuar që nëse ekzekutohen pagat e Telekomit për secilën kategori në cilën do datë të muajit, menjëherë ditën e nesërme (në varësi të ekzistimit të kesh-it, por jo më larg se tjetrën ditë të punës), do të ekzekutohen për punëtorët e Postës së Kosovës.

  2.  Të shtohet disiplina në punë dhe përgjegjësia në punë e të gjithë punonjësve të Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës dhe se opsioni për të protestuar në vendin e punës nuk është strategjia e duhur.

  3.  Nuk do të lejohet më tutje injorimi i gjendjes së rëndë dhe mos përmbushja e obligimeve të Qeverisë ndaj Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës.

  4.  Nuk do të lejohet cenimi dhe pasiguria, si dhe mirëqenia e rreth 4 mijë punonjësve të të dy ndërmarrjeve tona publike, asete jetike të shtetit të Kosovës.

  5.  Nuk do të lejohet bllokimi i mëtutjeshëm i llogarive bankare, as nga Qeveria dhe as nga Operatorët Privat, si dhe as nga Z- mobile.

  6.  Nuk do të lejohet me tutje që Qeveria të hesht përballë obligimeve që i ka ndaj dy ndërmarrjeve nga dëmi që iu është shkaktuar nga pandemia COVID-19.

  7.  Do të kërkohet me mirëkuptim dalje nga situata, ku politika i ka futur këto dy gjigande të Kosovës.

  8.  Sindikatat do të intensifikojnë veprimet e tyre, deri në grevë urie pranw Zyrës së Kryeministrit, Avdullah Hoti dhe Ministrit të MEA-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)