09 Shkurt 2023

Arabia Saudite po planifikon ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Riad, 5 dhjetor - Arabia Saudite synon të bëhet një destinacion turistik, duke projektuar ndërtimin e një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riad, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke lejuar udhëtimin e 185 milionë pasagjerëve në vit.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar King Khalid, aeroporti i ri do të shtrihet në 22 milje katrorë dhe do të projektohet nga firma e njohur e arkitekturës Foster + Partners.

Në fakt, Arabia Saudite tashmë është shtëpia e aeroportit më të madh në botë. Ky është Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riadit. Aeroporti i ri do të përfshijë më shumë se 4.5 milje katrorë objekte.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)