29 Mars 2024

Anulohen fluturimet edhe nga Prishtina

Prishtinë, 17 prill - Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës bëjnë të ditur se gati të gjitha fluturimet e parapara për ditën e sotme janë anuluar, si pasojë e reve të hirit të vullkanit që shpërtheu në Islandë.

Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Agron Mustafa ka thënë se sot nga Aeroporti i Prishtinës janë realizuar vetëm dy fluturime. Sipas Mustafës nga 37 fluturime që parashiheshin 35 janë anuluar për shkak të kaosit të trafikut ajror si pasojë e reve të hirit vullkanik nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës.

"Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës anuloi rreth 37 fluturime të planifikuar për sot, pas mbylljes së aeroporteve të shteteve, në drejtim të të cilave ishin paraparë fluturimet Zvicër, Gjermani, Francë, Slloveni e ndonjë vend tjetër."

Linja e vetme ajrore që është realizuar nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës është ajo me Turqinë, ndërsa në orët e mëngjesit janë realizuar dy fluturime të tjera një për në Tiranë dhe një për në Kroaci.

Humbjet financiare që shkakton anulimi i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës është rreth 100 mijë euro në ditë.

"Humbjet financiare nuk janë të vogla për momentin mirëpo unë presë që këto humbje financiare të rikoperohen në ditët në vazhdim sepse të gjitha ato bileta të cilat janë shitur edhe pse nuk realizohen sot do të realizohen në ditët  në vazhdim  ashtu si të jetë situata", tha Agron Mustafa, Drejtor i Aeroportit të Prishtinës.

Mustafa ka thënë se në bazë të inflacioneve të para nuk pritet fluturime brenda 18 orëve të ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)