29 Mars 2024

AKK dhe Posta nënshkruajnë Memorandum për përdorimin e adresave zyrtare

Prishtinë, 2 mars - Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe GIS, për sistemin e unifikuar të adresave, për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore dhe për administrimin e Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacioneve.

Si e tillë, Agjencia Kadastrale e Kosovës është në përpjekje të vazhdueshme të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve të saj nga institucionet publike, sidomos të atyre që në baza të rregullta përdorin produktet dhe shërbimet e saja.

Njëherësh, duke marrë parasysh se Agjencia Kadastrale e Kosovës së fundmi ka ndërmarrë disa reforma ligjore të cilat avancojnë si regjistrimin e pronës po ashtu edhe sistemin e adresave, ajo ka filluar një fushatë intensive takimesh me palë të interesit të cilat janë të afektuar nga këto ndryshime legjislative.

Për këtë arsye, me datë 2 mars 2020, në ambientet e AKK-së është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit në AKK z-nja Afërdita Thaçi dhe Udhëheqësin e Njësisë për Sistemin e Adresave në AKK z. Amir Sogojeva me përfaqësuese të Postës së Kosovës, respektivisht Kryeshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës z. Shefqet Avdija, Drejtorin e Operativës z. Burim Geci, Menaxheri i TI-së dhe SI-së z. Ragip Zogiani dhe Zyrtarin për Marrëdhënie me Publikun z. Arsim Mehmeti.

Në takim, pos shkëmbimit të informacioneve të përgjithshme të institucioneve respektive dhe identifikimit të fushave ku bashkëpunimi do të mund të rritej, është nënshkruar edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi me theks të veçantë rreth shfrytëzimit të adresave zyrtare të Republikës së Kosovës nga Posta e Kosovës.

Kjo marrëveshje, pos që ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve rreth shfrytëzimit dhe shpërndarjes së të dhënave të adresave zyrtare, rregullon edhe përgjegjësitë e institucioneve në fjalë karshi përdorimit të adresave, si dhe njeh dhe fuqizon rolin e Postës së Kosovës rreth informimit të të dhënave të adresave zyrtare tek qytetarët, bizneset, institucionet dhe organizatat e ndryshme.

Posta e Kosovës ka shprehur gatishmëri që të bëjë shpërndarjen individuale/personale të  dërgesave/informacionit   tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me qëllim të informimit rreth adresave në vendbanimet ku jetojnë.

Palët u dakorduan që AKK të iniciojë formimin e Grupit Punues të përbashkët me zyrtar të Postës së Kosovës, krejt me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)