29 Mars 2024

Agjencia për Regjistrim Civil do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë

Prishtinë, 14 tetor - Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia do të mbahet sot në Objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë.

Qe nga 1 tetori Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.

Aplikimibëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)